1 maji kalon pa incidente NULL NULL 01.05.2015 20:13 01.05.2015 20:13 Policia e Kosovës bënë të ditur se deri në këto momente nuk ka ndonjë problem që vlen të theksohet, në këtë ditë feste, e që mund të ndërlidhet me këto zhvillime, pra situata e përgjithshme është e qetë dhe nuk ka pasur probleme. Gjithashtu bëjnë të ditur se si rezultat i fluksit të madh të lëvizjeve të qytetarëve me automjetet e tyre për festen e 1 Majit janë krijuar kolona në dalje nga Republika e Kosovës për në Republikën e Shqipërisë. ” Me këtë rast janë ndërmarr të gjitha masat duke përfshirë edhe koordinimin dhe njoftimin e autoriteteve të Shqipërisë për këto kolona dhe pritje, ndërsa si rezultat i këtyre veprimeve rreth orës 09:40 ka filluar kontrolli më i lehtësuar në kufij, dhe rreth orës 10:15 janë zvogëluar kolonat e automjeteve dhe trafiku është zhvilluar normal pa pritje” njofton Policia.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months