Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1-1 mbyllet pjesa e parë në Madrid, por a ishte penallti ndërhyrja e Galan në Rodrygon?

NULL NULL
04.03.2025 21:53
Momenti kur Rodrygo u pengua në zonën e Atletico Madridit, por gjyqtari nuk e konsideroi penallti

Real Madridi kaloi shumë herët në avantazh ndaj rivalëve të qytetit, në duelin e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Atletico i rezistoi “Merengezëve” vetëm katër minuta, njofton Klankosova.tv.

Ishte braziliani Rodrygo ai i cili e ngriti në këmbë stadiumin “Santiago Bernabeu”, kur realizoi një gol fantastik.

Por vetëm pak momente më vonë, i njejti futbollist ishte protagonist i një situate, prej të cilës vendasit kërkuan penallti.

Momenti i ndërhyrjes së Galan ndaj Rodrygos, të cilin gjyqtari Turpin e konsideroi të rregullt.

Megjithatë, ndërhyrjen e Javi Galan, i cili e mbajti për krahu sulmuesin e Realit, gjyqtari i këtij takimi, francezi Clément Turpin, e konsideroi si të rregullt, raporton Klankosova.tv.

“Los Colchoneros” sikur morën motiv nga ky episod dhe në minutën e 32-të, e gjetën golin e barazimit, me një super realizim nga argjentinasi, Julian Alvarez.

Julian Alvarez duke festuar golin e barazimit në “Santiago Bernabeu”

1-1 u mbyllën 45 minutat e para, duke premtuar një pjesë të dytë edhe më të zjarrtë.

Real Madrid – Atletico Madrid, po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!

 

 

lajme të ngjashme