Vdekshmëria e foshnjave: Shqipëria e fundit në Ballkan NULL NULL 10.05.2015 19:08 10.05.2015 19:08 Six month old baby boy drinking his bottle Një studim i fundit i ndërmarrë nga organizata botërore Save the Children e rendit të fundit Shqipërinë sa i përket treguesit të vdekshmërisë foshnjore dhe amtare në vend. Nga 12 vdekje për një mijë lindje që është niveli i vendeve të Rajonit, për Shqipërinë kjo statistikë është 14 për 1 mijë lindje. Çka do të thotë se në 1 mijë fëmijë deri në moshën 5 vjeç, 14 prej tyre nuk jetojnë për shkaqe të ndryshme që kryesisht lidhen me mungesën e kontrolleve mjekësore apo edhe kequshqyerjen. Lidhur me këtë raport drejtoresha e “Save the Children” për degën e Tiranës, Anila Meço thotë se megjithëse Shqipëria renditet keq, sërish nëse e krahasojmë me vitin e kaluar ka bërë përmirësim, pasi treguesi i fundit ishte 16.4.Si shkak për treguesin e lartë të vdekshmërisë foshnjore raporti i Save the Children nxjerr kequshqyerjen, kjo jo në kuptimin e sasisë por e vlerave dhe vitaminave që merr nëna gjatë shtatzënisë dhe më pas foshnja ndërsa rritet, madje edhe pse tingëllon pak çuditshëm problem i madh në Shqipëri mbetet niveli i ulët i ushqyerjes me gji të fëmijës nga nëna, që ndryshe nga sa perceptohet në Shqipëri ka rënë ndjeshëm. Raporti i Save the Children jep të dhëna edhe për përfshirjen e gruas shqiptare në politikë dhe në Parlament që rezulton të jetë në nivelin 20 %. Edhe në këtë aspekt Shqipëria ka nevojë të përmirësohet nënvizon Save the Children që promovon pjesëmarrjen e garave në vendimmarrje për shkak se gratë në pushtet kanë edhe më shumë akses dhe kompetenca për të hartuar dhe miratuar ligje që kanë të bëjnë me të drejtat e tyre dhe të fëmijëve. Raporti nuk e ka të përfshirë Kosovën më vete në këtë studim për shkak se vlerësimet bëhen mbi bazë kombesh dhe popujsh dhe duke qenë se qytetarët e Kosovës janë shqiptarë, merret si referencë Shqipëria. Megjithatë drejtoresha shpjegoi se situata sigurisht që nuk është e njëjtë me Shqipërinë dhe ka diferencat e saj, dhe se shumë shpejt dega e Save the Children që operon në Kosovë do të publikojë të dhëna interesante mbi situatën atje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ia huq Dimal Basha, ngatërron fshehtësinë e votës në zgjedhje me atë të votimit në Kuvend 29 sekonda më parë
Kosova Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar 39 minuta më parë