Rrahje te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, tre persona përfundojnë në Polici NULL NULL 18.09.2020 23:15 18.09.2020 23:15 Tre persona janë shoqëruar në Polici, pas një rrahjeje që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Kafet e Vogla” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Bajram Krasniqi. “Sonte në ora 22:04, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën ‘Fehmi Agani’. Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor ‘Qendra’ tre të dyshuar. Rasti është duke u trajtuar nga policia”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.