Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​“Mendoj për ty” shkon në Skenderaj

NULL NULL
11.05.2015 19:36
Në Skenderaj iu dha përkrahje instalacionit artistik “Mendoj për ty” i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio.

Përveq qytetarëve të shumtë kjo iniciativë u mbështet edhe nga deputetja Ganimete Musliu e cila simbolikisht dhuroi një fustan.

Nga një fustan dhuruan edhe Feride Lushtaku bashkëshortja e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku , drejtori për Kulturë Rini dhe Sport Hajriz Koci, anëtarë të Asamblesë Komunale dhe shumë qytetarë tjerë.

Në këtë ngjarje prezent ishte edhe deputetja Blerta Deliu Kodra.

Ky instalacioni ka për qëllim të portretizoj pafajësinë e grave të cilat kanë qenë viktima dhe tani kanë nevojë për njohjen dhe mbështetjen e të gjithë shoqërisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.