Dorëhiqet kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi NULL NULL 29.10.2018 17:28 29.10.2018 17:28 Kyetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi ka ofruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Sipas Kosova Press arsyet e dorëheqjes janë pas krijimit të situatës së krijuar brenda në AKP, konkretisht pas shkarkimit të drejtorit të AKP-së, Ekrem Hajdari. Po ashtu është thënë se Petrit Gashi ka qenë ai i vetmi nga anëtarët e bordit që nuk e ka votuar shkarkimin e Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit të AKP-së. Kuvendi i Kosovës, në dhjetorin e vitit 2015 kishte kompletuar bordin Agjencisë Kosovare të Privatizimit duke zgjedhur anëtarët e propozuar nga Qeveria e Kosovës. Kryetar i Bordit të AKP-së, është zgjedhur Petrit Gashi, anëtarë Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Seknder Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq, Bajram Zejnullahu. Ndryshe Petrit Gashi është profesor në Fakultetin Ekonomik *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 1 day
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day