Zemaj në Gjakovë: Policia e Kosovës me meritë ka arritur besueshmërinë e lartë NULL NULL 24.09.2020 18:38 24.09.2020 18:38 Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar sot se Policia e Kosovës me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë dhe situata e pandemisë ka rikonfirmuar pse e meriton titullin e institucionit të cilit qytetarët i besojnë shumë. Ai gjatë një vizite në Gjakovë është njoftuar me të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet policia në këtë rajon në kohë pandemie. “Puna e Policisë së Kosovës, është e pazëvendësueshme. Orari i zgjatur, kontakti i pareshtur me qytetarët për të zbatuar rekomandimet e luftimit dhe parandalimit të pandemisë, sollën pasoja. Nderim për Policinë e Kosovës”, ka shkruar ministri Zemaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 40 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 48 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day