11:46, 10 Korrik 2020

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në shumicën e vendeve të botës nuk është vënë ende nën kontroll.

Teksas ka folur në një konferencë, Tedros u shpreh se deri më tani më shumë se 11.8 milionë raste me koronavirus i janë raportuar agjencisë së shëndetit në OKB, gjysma prej tyre në 6 javët e fundit.

Më tej ai shtoi se pandemia ka ekspozuar pabarazitë globale dhe kombëtare si në sistemet e shëndetësisë ashtu edhe në shoqëri. E ndërsa në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një tjetër rekord i zi. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar më shumë se 65 mijë raste të reja me Covid-19.

Në SHBA numërohen mbi 3.2 milionë të infektuar, duke e bërë SHBA-në vendin me numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Gjithashtu raportohet se 3 ditët e fundit është rritur edhe numri i viktimave nga koronavirusi. Sipas autoriteteve në 3 ditët e fundit janë raportuar më shumë se 900 viktima. Për këtë situatë nuk duket shumë i shqetësuar presidenti Donald Trump i cili thotë se shifrat janë rezultat i numrit të madh të testimeve që janë bërë.

Ndërsa në kontinentin evropian, maskat dhe frika nga vala e dytë e koronavirusit janë kthyer në kryefjalë. Tani, të gjithë personat mbi moshën gjashtë vjeç në Katalonjë, duhet të mbajnë një maskë në publik pasi rajoni i bëri maskat të detyrueshme jashtë, edhe atje ku distancimi social është i mundur.

Në Francë, po shtohen shqetësimet për një valë të dytë të epidemisë ndërkohë që vendi po zbut kufizimet. Pas 137 ditësh ndërkohë, njësitë e kujdesit intensiv në një spital në një nga zonat më të goditura të Italisë nga pandemia, Bergamo, zyrtarisht nuk kanë asnjë rast pozitiv me Covid-19. Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar me koronavirus është rritur në më shumë se 12 milionë e 200 mijë, ndërsa totali i viktimave, që nga fillimi i pandemisë është 550 mijë. Renditjen e grafikut të pandemisë në botë e udhëheqin Shtetet e Bashkuara me më shumë se 3 milionë raste Covid, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja.

Konkurs Pune

Lexo më shumë