​Në vitin 2021 është shënuar rekord i ngritjes së numrit të lëndëve kontestimore të pazgjidhura - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Në vitin 2021 është shënuar rekord i ngritjes së numrit të lëndëve kontestimore të pazgjidhura

NULL NULL
20/09/2022

Në vitin e kaluar është shënuar rekord i ngritjes së numrit të lëndëve kontestimore të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti. Viti 2021 është mbyllur me mbi 85 mijë lëndë të pazgjidhura të cilat janë bartur nga viti pasues.

Kështu thuhet në raportin “Regresi i drejtësisë civile”, të Institutit të Kosovës për Drejtësi. Hulumtuesi Gëzim Shala nga IKD tha se në punën e divizioneve civile ka një regres të caktuar në trajtimin e lëndëve.

Po ashtu, në prezantimin e raportit, Anesa Hoxha nga IKD u shpreh se nga viti 2018 deri në 2021, numri i lëndëve të pazgjidhura është dyfishuar.

“Ne kemi monitoruar 1166 raste të natyrës civile, 911 janë bartur, 255 tjera janë shtyrë, çdo e pesta seancë është e shtyrë. Nëse e shohim prej vitit 2018 deri në fund të vitit 2021, numri i lëndëve të pazgjidhura është dyfishuar. Faktori kryesor i rritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura është rritja eskponenciale e numrit të lëndëve të pranuara. Shkaktari kryesor i rritjes së numrit të lëndëve konsiderohet të jetë administrimi jo adektuat i institucioneve të cilat janë të obliguara të përmbushin detyrimet sipas kontratave kolektive”, ka thënë ajo.