Mekë, pas shtatë muajsh besimtarët u falën bashkë NULL NULL 18.10.2020 22:08 18.10.2020 22:08 Pas shtatë muajsh, që nga fillimi i pandemisë, Arabia Saudite po lejon besimtarët që të kryejnë lutjet ditore në xhaminë e Madhe të Mekës. Në mars, autoritetet saudite ndaluan hyrjen dhe kryerjen e lutjeve në Masjid al-Haram në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medinë, ndërsa televizioni shtetëror saudit raportoi se një lutje e përbashkët në këtë mëngjes u mbajt në tempullin e shenjtë në Mekë. Institucionet e këtij vendi gjithashtu postuan në Twitter fotografi të lutjeve në Qabe. Që nga 4 tetori, pelegrinazhet u është lejuar qytetarëve sauditë dhe myslimanëve që banojnë në atë vend. E ndërkohë, myslimanët e huaj u njoftuan se do të mund të kryejnë ritet fetare në fillim të nëntorit, kur xhamitë në Mekë dhe Medinë do të hapen me kapacitet të plotë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Situata me flakët në Shqipëri, 26 vatra zjarri në 24 orë, neutralizohen të gjitha 20 minuta më parë