​Lajçak mbërrin në veri, pritet nga Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Lajçak mbërrin në veri, pritet nga Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore

NULL NULL
29/06/2022

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Ai aktualisht ndodhet në takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.

Takimi po mbahet brenda dyerve të mbyllura për media.

Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i vizitës së tij në veri është zbatimi i marrëveshjes për energjinë. Mësohet se pas kësaj, Lajcak do të vizitojë Vallaqin dhe pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje./Kp