Kthehen banorët e Lagjes së Trimave NULL NULL 10.05.2015 21:58 10.05.2015 21:58 Dyqane dhe shtëpi të demoluara, erë baroti e gëzhoja plumbash janë parë të kenë mbetur në rrugët dhe shtëpitë e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Kjo, krejt pas luftimeve që filluan të shtunën në këtë vend mes policisë së Maqedonisë dhe një grupi të armatosur. Policia ka pak kohë që është tërhequr, ndërsa kanë filluar te kthehen edhe banorët që kishin ikur nga aty. Por, sipas raportimeve nga mediat në Maqedoni, gjendja e lagjes është tmerruese për shkak të dëmeve të mëdha. Luftimet kanë lënë të shkatërruara këtë lagje të banuar me shqiptarë. Me t’u kthyer dhe parë këtë gjendje banorët kanë shprehur shqetësimin dhe apelojnë që të ndriçohet gjithçka lidhur me dëmin që kanë pësuar dhe skenarin që ndodhi në vendbanimin e tyre. Por, disa prej banorëve nuk janë kthyer. Klan Kosova ka raportuar për disa familje që janë strehuar nëpër disa vende në Kosovë. Lagjja e Trimave, në këto momente është pa rrymë, ujë dhe rrjete të tjera të cilat kanë mbetur të dëmtuar nga të shtënat e armëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 6 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 7 orë më parë