Kili, të paktën 23 të vdekur nga zjarret intensive NULL NULL 05.02.2023 23:57 05.02.2023 23:57 Të paktën 23 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve intensive në pyje, që kanë shpërthyer aktualisht në Kili, njoftuan sot zyrtarët. “Të paktën 10 persona të tjerë janë zhdukur në komunën e Santa Juana, në rajonin e Bio Bio, rreth 500 kilometra në jug të Santiagos”, tha ministrja e Brendshme, Carolina Toha. “Gjithsej janë plagosur 1000 persona”, tha Toha. Një numër i madh banesash janë dëmtuar dhe shkatërruar nga zjarret, dhe 1 429 persona aktualisht janë vendosur në strehimore emergjente. “Numri i zjarreve është rritur nga rreth 200 të premten në më shumë se 250 të shtunën”, sipas ministres së Brendshme, Toha. Presidenti i Kilit, Gabriel Boric ndërpreu pushimet e tij, në rajonin jugor të Patagonisë për të vizituar zonën e prekur nga zjarret. Aktualisht, qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për rajonin e Araucaria, pas dekreteve të ngjashme për Nuble dhe Bio Bio. /DPA/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë 10 minuta më parë
Kosova Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri 14 minuta më parë