Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ymeri kërkon urgjentisht lirimin e Haradinajt

NULL NULL
04.01.2017 21:58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt me fletarrest të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm.

Përmes një statusi në Facebook, Ymeri ka kërkuar urgjentisht lirimin e Haradinajt, por edhe ndërmarrjen e masave kushtëzuese nga ana e institucioneve të vendit deri në heqjen e të gjitha arresteve ndërkombëtare që kanë për qëllim përndjekjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së, njofton Klan Kosova.

“Arrestimi i Ramush Haradinajt me fletarrest të lëshuar nga Serbia është i papranueshëm! Ne e dimë që Serbia nuk është pajtuar me luftën tonë çlirimtare, por shtetet që na e kanë njohur shtetin (prandaj edhe vërtetësinë e luftës) nuk duhet ta ndjekin politikën e saj përndjekëse. Ky rast tregon edhe një herë që për të pasur normalizim marrëdhëniesh, është Serbia që duhet të ndryshojë, dhe jo Kosova siç po kërkohet.

Kërkojmë urgjentisht lirimin e z.Haradinajt, por edhe ndërmarrjen e masave kushtëzuese nga ana e intitucioneve tona deri në heqjen e të gjitha arresteve ndërkombëtare që kanë për qëllim përndjekjen e ish luftëtarëve të UÇK-së. Është e qartë që përkledhja e Serbisë po e bën atë më të keqe. Dialogu me të, tregtia me të, koncesionet ndaj saj, paratë që po ia japim, po e forcojnë armikun tonë, Serbinë, për t’ia bërë më të fuqishme goditjen ndaj nesh. Këto duhen ndalur urgjentisht”, ka thënë Ymeri në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.