Veseli vlerëson mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës NULL NULL 21.06.2018 11:06 21.06.2018 11:06 Kryekuvendari Kadri Veseli, priti sot në takim anëtarë të Komisionit për Siguri të Bundestagut gjerman, me të cilët bisedoi për zhvillimet në vend, reformat ekonomike dhe ato legjislative që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë viteve të fundit. Ai tha se vendet e rajonit duhet të ndjekin perspektivën evropiane, pasi ajo ka rolin e vet në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan. Kosova, tha kreu u parlamentit mbetet shumë e përkushtuar në këtë agjendë. Veseli vlerësoi lart partneritetin me Gjermaninë dhe mbështetjen që ajo ka dhënë dhe po i jep për Kosovën. Ligjvënësit gjermanë shprehën kënaqësinë për përparimet në Kosovë në shumë segmente dhe u interesuan për zhvillimet dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025