Vera e bardhë mund t’iu bëjë me kancer në lëkurë NULL NULL 13.01.2017 20:33 13.01.2017 20:33 Shumë studime kanë treguar se vera e kuqe ndihmon qarkullimin e gjakut. Nga ana tjetër, ka edhe studime që tregojnë se vera nuk të bën mirë, për arsye nga më të ndryshmet. Por mes një mjegullnaje studimesh dhe hipotezash, një prej institucioneve më të besueshme, realizoi një studim me rezultate aspak të pëlqyeshme. Sipas Shoqatës Amerikane për Kërkimin mbi Kancerin, pirja e verës së bardhë mund të shkaktojë kancer në lëkurë. Më saktë, sa më shumë ta konsumosh, aq më i rrezikuar je ndaj melanomës. Sigurisht që kjo nuk nënkupton se nëse pi verë të bardhë, prekesh automatikisht nga kanceri i lëkurës. Ekspertët këshillojnë se duhet të tregohemi të kujdesshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 19 orë më parë