Vdes ikona e komedisë botërore NULL NULL 29.08.2016 22:15 29.08.2016 22:15 Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, ikona e komedisë, Gene Wilder. Aktori legjendar vdiq të hënën, në shtëpinë e tij në Stamford, Conn. Vdekja erdhi për shkak të komplikimeve nga sëmundja Alzheimer, këtë e ka bërë të ditur nipi i tij për Variety, transmeton Klan Kosova. Aktori amerikan mbahet mend për rolin e tij në filmin “Willy Wonka dhe Fabrika Çokollatë”. Ai është nominuar dy herë për çmimin Oscar, ndërsa vuante nga sëmundja që nga viti 1989. Gene la pas gruan e tij Karen Boyer, me të cilën u martua në vitin 1991.