Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes 20 vjeçari pas aksidentit në Mitrovicë

NULL NULL
22.07.2018 09:47

Një 20 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë.

I riu me inicialet R.A ka qenë në cilësinë e pasagjerit derisa i lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe drejtuesi i veturës i cili po trajtohet në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë së këtij rajoni, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë, humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit BMW, me ç’ rast automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur disa herë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit është dërguar për obduksion.

lajme të ngjashme