UNHCR: Europa në prag të krizës humanitare, shkak refugjatët NULL NULL 01.03.2016 13:48 01.03.2016 13:48 UNHCR: Europa në prag të krizës humanitare, shkak refugjatët Organizata e OKB-së për Mbrojtjen e Refugjatëve – UNHCR ka paralajmëruar se Europa është në prag të krizën humanitare në kohën kur numri i emigrantëve dhe refugjatëve që janë në Greqi ka arritur në 24 mijë. Sipas të dhënave të fundit, rreth 8500 emigrantë janë duke kaluar murin, në kufi me Maqedoninë, tha zëdhënësi i UNHCR Adrian Edwards në një konferencë shtypi në Gjenevë. “Mbipopullimi çon në një mungesë të ushqimit, strehimit dhe kushtet e këqija sanitare. Tensionet dhe dhuna rriten, ndërsa trafikantët favorizohen” tha ai, transmeton Klan Kosova. Edwards kujtoi se qeveritë europiane nuk bashkëpunojnë pavarësisht marrëveshjeve të arritura në shumë fusha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për zhdukjen e 13-vjeçares: Shpërndani thirrjen 29/06/2025