Tradhtia e grave, e trashëguar NULL NULL 13.01.2017 22:51 13.01.2017 22:51 Tradhtia është diçka që ndodh brenda një lidhjeje, dhe ju bëni mirë ta pranoni këtë fakt. Në një studim të kryer nga Illicit Encounters, një website i themeluar në vitin 2003 nxori disa rezultate shumë interesante. Pikë së pari, nuk është e vërtetë që burrat tradhtojnë më shumë. Gratë janë më të predispozuara të tradhtojnë partnerët. Dhe për këtë, fajtorë janë prindërit e tyre, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova. Praktikisht, nëse një nga prindërit e saj ka tradhtuar, edhe ajo me shumë gjasa do të ndjekë të njëjtën rrugë. Sipas këtij studimi u zbulua se 71% e femrave tradhtare kishin nëna tradhtare, ndërsa 45% e burrave tradhtarë ishin fëmijë të një babai tradhtar. Statistika të tjera të nxjerra nga ky studim janë se 66% e grave tradhtare thanë se ndiheshin sikur ‘kishin leje’ për të tradhtuar, meqenëse nënat e tyre kishin bërë të njëjtën gjë.