Thaçi në Paris flet për ushtrinë, konfirmon vendimin për themelimin e saj NULL NULL 12.11.2018 10:03 12.11.2018 10:03 Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dy ditë që është duke qëndruar në Francë. Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Paris për ceremoninë e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, presidenti Thaçi ka zgjedhur të flas edhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës, njofton Klan Kosova. Në një prononcim të tij për shtypin francez, ai ka konfirmuar se Kosova tashmë ka vendimin për ta krijuar ushtrinë e saj, derisa u ka bërë të ditur se edhe është takuar me Angela Merkel. Sipas shtypit francez, përveç mos-pajtimeve të mëparshme mes Kosovës e Serbisë edhe krijimi i ushtrisë do të bëhet një tjetër mosmarrëveshje mes dy palëve. AFP shkruan se ky vendim ka provokuar zemërimin nga pakica etnike serbe e Kosovës, si dhe nga Serbia. NATO, e cila udhëheq një forcë ushtarake që garanton sigurinë e Kosovës ka shprehur gjithashtu rezerva serioze thekson media franceze, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025