Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Temperaturat e ulëta, ngrijnë ftohësit e KEK-ut (VIDEO)

NULL NULL
13.01.2017 23:35

Morën pamjen e një ujëvare të ngrirë.

Por  në fakt këta  janë ftohësit e termocentralit Kosova A në Obiliq.

Ata ngrinë, pas temperaturave tejet të ulëta me të cilat u përball vendi ditëve të fundit.

Pavarësisht kësaj këtë vit acari nuk e pengoi mbarëvajtjen e punës në këtë vend, por njësoj nuk ndodhi edhe dekada më parë.

Ani pse edhe ky dimër karakterizohet me temperatura tejet të ulëta, ftohësit punuan si zakonisht.

Krejt kjo falë punëtorëve që nuk lejuan avari në këtë vend.

Por në rast të mosfunksionimit të ftohësve, do të krijoheshin humbje të mëdha për korporatën.

Kronikën e plotë të Merita Nezirit, ndiqeni në linkun më poshtë.

lajme të ngjashme