Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suma: Paratë e dekorimeve të qytetit për festat e fundvitit do të shkojnë për të varfërit

NULL NULL
26.12.2018 22:19

Komuna e Hanit të Elezit nuk do të zbukurohet për festat e fundvitit.

Kështu ka vendosur kryetari i saj, Rufki Suma.

Suma shprehet se “Paratë e dekorimit të qytetit për festat e fundvitit, do të shkojnë për të varfërit”.

Sipas të parit të Hanit të Elezit ky është një vendim më i arsyeshëm, pasi në këtë vend ka shumë njerëz në nevojë.

“Zakonisht në traditën tonë edhe qytetarët tonë bëjnë dekorime në baza familjare apo të bizneseve, por në nivel të organizuar nuk kemi pasur asnjëherë dekorime”.

Ndërkohë Rufki Suma është kandidat i pavarur i cili fiton zgjedhjet pa balotazh për tre mandate rresht.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.