Sulm me granatë dore në shtëpinë e drejtorit të RTK’së NULL NULL 29.08.2016 00:03 29.08.2016 00:03 Është sulmuar me granatë të dorës shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shalës. Persona të panjohur e kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e Shalës në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes duke bërë ekzaminimin e provave. Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:10, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima, bën të ditur RTK. Ditë më parë, edhe ndërtesa e RTK’së është sulmuar me granatë dore nga persona të panjohur.