Stojanoviq: Komuna na kërcënoi duke i ndalë punimet në Kishën Ortodokse NULL NULL 16.09.2016 09:57 16.09.2016 09:57 Zëvendëskryeministri Branimir Stojanovic, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se Komuna e Prishtinës i ka kërcënuar serbët e Kosovës duket i ndaluar punimet për pastrimin e Kishës Ortodokse. Ai ka ftuar qeverinë që të marrë një qëndrim karshi kësaj pune. Ndërsa kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar që të mos politizohet çështja, raporton Klan Kosova. Drejtoria e Inspecionit në Komunën e Prishtinës të enjten e ka ndërprere aktivitetin e pastrimit të oborrit te Kisha Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, pasi personat që kanë punuar në pastrimin e objektit kanë refuzuar të legjitmohen. “Drejtoria e Inspekcionit ka vërejtur disa persona duke punuar në pastrimin e objektit të cilët kanë refuzuar të legjitimohen. Është vërejtur se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosja e disa mureve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme”, ka thënë Kryetari i Prishtinës.