Spitalin në Vushtrri e merr uji (VIDEO) NULL NULL 13.01.2017 20:28 13.01.2017 20:28 Korridorin e edhe sallat e Emergjencës i mori uji. Edhe pse ka rreth një muaj që në spitalin “Sheikh Zaeyd” të Vushtrrisë përfunduan renovimet në vlerë prej 7 milionë euro, objekti nisi të dëmtohet. Depërtimi i ujit në spitalin që është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe vazhdoi edhe të premten. Në këtë objekt ka edhe telashe tjera. Për shkak të mbylljes së kanaleve, uji ka dalë jashtë dhe duke formuar copa të mëdha akulli. Për të sanuar gjendjen tashmë për të disatën herë dolën punëtorët e kompania punë-kryese “Favoring” nga Suhareka. Derisa menaxherët e kontraktorit nuk pranuan të flasin, stafi i spitalit bëri me dije se punimet nuk ishin kualitative. Kronikë nga Mejreme Gashi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë