Spahiu: Serbia do sjellë tankse në Kosovë – do ndërmarrë edhe një aksion tronditës për skenën ndërkombëtare NULL NULL 19.01.2017 23:35 19.01.2017 23:35 Publicisti Nexhmedin Spahiu ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se Serbia e ka ndërmend të sjellë tankse në Kosovë dhe ta realizojë një aksion që ta tronditë arenën ndërkombëtare. Spahiu e di edhe planin e këtij veprimi të Serbisë. “Treni me lara është balon sprovues, por problemi nuk qëndron tek ndalja e këtij treni. Ajo që pritet të ndodhë është që Serbia do të përpiqet t’i kontrabandojë tankset në Kosovë”, ka thënë Spahiu. “Serbia ka dy qëllime të realizojë në Kosovë; Serbia mendon me mbajt peng të gjithë Kosovën përmes Veriut, dhe do që të realizojë dy gjëra, Zajedincën dhe batalionin serb brenda FSK-së”. “Serbia do të tentojë që të bëjë një aksion për ta tronditur skenën ndërkombëtare, i cili do të zmbrapset më vonë. Nëse në këto dy-tri jave vendos që t’i fus 50 tankse fare lehtë mund t’i zë në befasi dhe t’i paralizojë rojat kufitare. Dhe për një orë treni mund të futet në Kosovë, KFOR-i zihet në befasi dhe më pas gra e fëmijë serbë dalin hedhin lule mbi tankse dhe KFOR-i nuk sulmon pasi aty ka gra dhe fëmijë”, tregon skenarin Spahiu. “Serbia më pas do të ketë ultimatum për tërheqje, dhe më pas i tërheqë vetëm gjysmën e tankeve dhe arsyetohen se kinse gjysma tjetër s’po ecin. Fillojnë negociatat për t’u bërë batalioni serb brenda FSK-së”. “Pastaj do të gjendemi para një dileme; o t’i pranojmë tankset serbe, o të pranohet batalioni serb brenda FSK-së që do t’i ketë 20 tankse, kurse FSK-ja nuk do ta ketë asnjë, ose do t’i blejë tri ose katër dhe më pas realizohet Republika Serbe në Kosovë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 09/07/2025