Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Situatë alarmante, mbi 60 mijë persona të varur nga droga në Shqipëri

NULL NULL
03.01.2017 23:00

Në Shqipëri statistikat tregojnë se ka 50-60 mijë përdorues droge, por mjekët thonë se shifra reale duhet të jetë shumë herë më e lartë.

Rreth 20% e përdoruesve janë heroinomanë, 15% përdorues të kokainës dhe pjesa tjetër përdorues të marijuanës.

Pasho Maksuti, mjek psikiatër në qendrën “Aksion+”, shprehet: “Personat që marrin metadon në qendrën tonë, janë rreth 250 në ditë. Megjithatë, gjatë punës 10-vjeçare, kam mësuar se metadoni nuk është zgjidhja, por zvogëlimi i problemit”.

Maksuti thotë se megjithëse dëmet në disa raste janë të parikuperueshme, ka shumë shanse për rikthim në jetën normale, njofton Top Channel.

Terapia zëvendësuese me metadon nuk është e kufizuar dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por që në fund të fundit mbetet vetëm një kurë.

“Thjesht, mos e provoni”, bën thirrje psikiatri Pasho Maksuti.

lajme të ngjashme