Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si duhet luftuar kundër lodhjes

NULL NULL
04.07.2015 13:54

Lodhja mund të shkaktohet nga faktorë të shumtë si për shembull nga puna e tepërt.

Në raste të tilla duhet të bëhet një gjumë i mirë, të dilet në ajër të pastër dhe të merresh me sport në mënyrë që të flihet mirë sepse gjumi është shpëtimtar.

Shqetësimet, problemet e përditshme apo problemet e mëdha mund të ndikojnë së tepërmi në lodhjen tonë.

Në raste të tilla rekomandohet t’u vihet rëndësi momenteve të bukura të ditës, të përpiqeni për të gjetur momente të lumtura çdo ditë: një peizazh i bukur, një buzëqeshje, një libër i këndshëm.

Të gjitha këto na ndihmojnë për të përfituar nga çdo moment.

Kur jemi të lodhur për shkak të problemeve është me interes të shkohet për masazh, të shkohet për të ngrënë një drekë me një mik apo mikeshë apo thjesht të shkohet në teatër apo kinema.

Cilido të jetë shkaku i lodhjes sonë, ajo ndikon direkt në aparatin tonë tretës.

Metabolizmi i lodhur tret më keq. Ne kemi mungesë përqëndrimi dhe humbje të kujtesës si dhe ,e vështirësi arrijmë të kryejmë punët tona të përditshme.

Ne duhet të evitojmë konsumin e sallameve, eksituesve si alkoolit dhe duhanit, sheqerërat, çamçakëzat pa sheqer.

Kur jemi të lodhur është mirë të përdorim ushqimet e gjalla në vend të ushqimeve të pjekura apo skuqura, sepse këto të fundit e lodhin sistemin tretës.

Gjithashtu ushqimet duhet të përtypen mirë dhe të përdoren ushime me përmbajtje të pasur në vitamina.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.