Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë për “barbarizëm” në Aleppo NULL NULL 25.09.2016 21:14 25.09.2016 21:14 TOPSHOTS - Samantha Power, Permanent Representative of the United States to the United Nations speaks at a Security Council meeting at the United Nations in New York March 3, 2014. An emergency UN Security Council meeting on Ukraine began Monday, called by Russia to set out in greater detail its policy after being threatened by US and EU sanctions. TOPSHOTS / AFP PHOTO / Timothy CLARY Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara ka akuzuar Rusinë për “barbari” gjatë bombardimit të qytetit sirian të Aleppos. Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Samantha Poëe tha se Rusia i kishte thënë gënjeshtra Këshillit në lidhje me sjelljen e saj në Siri. Ajo tha se Rusia dhe regjimi sirian “po e shkatërrojnë atë që mbetur nga një qytet ikonik në Lindjen e Mesme”. Rusia kishte thënë se forcat siriane ishin duke u përpjekur për të larguar terroristët nga Aleppo duke dëmtuar sa më pak qytetarë që të jetë e mundur, transmeton Klan Kosova. Ambasadori Vitaly Churkin nuk kishte thënë se forcat ruse ishin të përfshirë. Por ai kishte thënë se sjellja e paqes në Siri është “pothuajse një detyrë e pamundur”. Ai akuzoi gjithashtu grupet e armatosura opozitare për sabotimin e armëpushimit. Qyteti verior i Aleppos është bërë një fushëbetejë kyçe në pesë vjetët e luftës civile të përgjakshme në Siri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen 28 minuta më parë