Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthim me bombë në Beograd, një i vdekur (VIDEO)

NULL NULL
21.03.2016 14:15

Një person i paidentifikuar  është vrarë sot rreth orës 12:38  pasi e eksplodoi një mjet shpërthyes në një ëmbëltore në qendër të Beogradit, bën të ditur Ministria e Brendshme e Serbisë.

Policia ndodhet në vend të ngjarjes për të marrë vesh të gjitha faktet dhe rrethanat e këtij incidenti.

Një zëdhënës i Ndihmës së Shpejtë, Nada Macura i ka thënë Tanjugut se edhe ekipet e tyre ndodhen në terren.

Tragjedia ndodhi në  ëmbëltoren “Petkoviq”, kur persona të paidentifikuar kanë hyrë në këtë dyqan  duke i larguar klientet dhe pastaj aktivizuan mjetin shpërthyes.

Vendi ku ndodhi rasti është një dyqan i njohur i ëmbëlsirave në  pronësi të ish-ministrit të Kulturës, Bratislav Petkoviq, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.