Shenjat se keni mungesë të magnezit NULL NULL 17.03.2017 11:00 17.03.2017 11:00 Magnezi është i rëndësishëm për më shumë se 300 funksione metabolike në organizmin e njeriut. Në fakt, secila qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për këtë mineral që trupi të funksionojë si duhet. Magnezi në trupin e njeriut ndodhet kryesisht në eshtra dhe dhëmbë, ndërsa në sasi më të vogël është në zemrën e njeriut dhe në tru, gjithashtu edhe në gjak. Sipas studimeve të fundit me statistika të organizuar nga USDA, më shumë se gjysma e amerikanëve kanë rezultuar me mungesë të magneziumit, kryesisht për shkak të jetës moderne, dinamikës dhe stilit të pashëndetshëm të jetës, shtuar edhe nga stresi fizik dhe mendor. Sasia ditore e magnezit është 500-1000 mg në ditë, transmeton Klan Kosova. Por mungesa e magnezit mund të shkaktojë telashe të mëdha shëndetësore ndërsa më poshtë ju sjellim disa nga simptomat e mungesës së magnezit. Osteoporoza Lodhje kronike Pagjumësi Dridhje të fytyrës Ngërçe të këmbëve Ankth Nervozizëm Migrenë Depresion Sëmundje të zemrës Mungesa e magnezit është e lidhur me sëmundje kronike dhe diabeti i tipit 2. Marrja e duhur e magnezit përmirëson nivelin e oksigjenit në tru dhe kjo është arsyeja pse ajo mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga Alzheimer. Ajo është e lidhur edhe me sëmundjen e Parkinson pasi disa studime kanë treguar se njerëzit me këtë sëmundje kanë nivel më të ulët të niveleve të magnezit në trurin e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.