Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shembet tuneli në Gaza, vdesin 7 pjesëtarë të Hamasit

NULL NULL
28.01.2016 14:27

Grupi  militant palestinez “Hamas” ka njoftuar se  shtatë luftëtarë të saj kanë vdekur pasi është shembur një tunel në veri-perëndim të  Gaza-s.

Tuneli pranë kufirit izraelit u shemb pas shirave të rrëmbyeshëm, ka thënë ky grup.

Militantët palestinezë kanë përdorur tunelet në kufijtë e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin për të nisur sulme ndaj Izraelit, për të transportuar armë si dhe kontrabandim mallrash.

Izraeli shkatërroi dhjetra tunele gjatë konfliktit të vitit 2014 në Gaza, por Hamasi i ka rindërtuar disa prej tyre, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.