SBASHK-u: Pagat e mësimdhënësve, diskriminuese (VIDEO) NULL NULL 13.01.2017 20:44 13.01.2017 20:44 Premtimeve të qeverisë, nuk pi iu besojnë drejtuesit e pavarur të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Ata vlerësojnë se projektligji për pagat që u miratua në fund të vitit 2016, është tejet diskriminues për mësimdhënësit kosovarë. Kjo pasi nga 11 koeficientë për pagën bazë sa janë në një shtojcë të projektligjit, mësimdhënësit kanë koeficientin më të ulët edhe atë 1.75. Sipas kësaj i bie që mësimdhënësit të rangohen në të njëjtin pozicion me profesionet që kanë vetëm arsimim të mesëm. Për këtë arsye, kryesia e SBASHK-ut po kërkon që të parandalohet aprovimi I këtij projekligji në kuvend. Të hatruar sindikalistët janë edhe me ministrin e arsimit Arsim Bajrami, i cili sipas tyre nuk ka reaguar në ditën kur projektligji u miratua në qeveri. Kronikën me detaje të plota e sjellë Dafina Jegeni.