Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Robert Cooper: Serbia në BE edhe nëse se njeh Kosovën

NULL NULL
16.07.2015 15:32

Ish ndërmjetësuesi i dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper, beson se dialogu mes këtyre dy vendeve nuk do ta ketë si rezultat njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia.

Ai e ka shprehur besimin e tij se Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Europian edhe nëse nuk e njeh Kosovën dhe se këto dy vende do të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar dhe për t’i implementuar marrëveshjet rreth të cilave janë dakorduar gjatë takimeve për normalizimin e raporteve.

Cooper ka thënë se ka shumë shembuj të vendeve të cilat nuk e njohin njëri tjetrin, por që gjejnë mënyra për të bashkëjetuar dhe bashkëpunuar, raporton gazeta serbe Blic, transmeton Klan Kosova.

Ish ndërmjetësuesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, iu është përgjigjigjur kritikave se dialogu shumë pak ka ndryshuar në praktikë, dhe ka thënë se ideja kryesore e negociatave nuk është të ndryshohet realiteti, por që ky realitet të vendoset nën sundimin e ligjit.

Serbët të cilët jetojnë në Kosovë duhet të punojnë për Kosovën dhe tu binden ligjeve të këtij vendi, ka konstatuar Cooper.

Sipas tij nuk është e pranueshme që gjykatat që veprojnë në Veri të Kosovës, të financohen në mënyrë të fshehtë nga qeveria e Beogradit.

Diplomati britanik, i cili ka marrë pjesë në dialogun mes dy vendeve që nga fillimi i tij, ka thënë se normalizimi i raporteve është tejet i rëndësishëm për shkak se ka të bëjë me jetën e përditshme të qytetarëve, dhe në këtë pikë, ai ka shtuar se këto shtete kanë rrugë të gjatë për të ndjekur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.