Rexhep Selimi kërkon nga protestuesit të mos e sulmojnë objektin e Qeverisë NULL NULL 09.01.2016 15:20 09.01.2016 15:20 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka marrë megafonin duke lutur protestuesit të mos gjuajnë më në drejtim të Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova. Selimi, bashkë me deputetin tjetër të LVV-së, Fisnik Ismailin, dhe aktivistë të tjerë të partive opozitare kanë vënë situatën nën kontroll. Mjetet e forta i kanë gjuajtur disa protestues të maskuar.