Rasti i hedhjes së gazit në Kuvend, nesër vendimi për deputetët e Vetëvendosjes NULL NULL 02.01.2018 12:08 02.01.2018 12:08 Gjykata Themelore e Prishtinës nesër merr vendimin për rastin e hedhjes së gazit lotësjellës nga deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje. Të katër deputetët e VV-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe. Më 29 dhjetor iu është ndërprerë masa e paraburgimit për deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit. klankosova.tv