“Qytetarët jetojnë me frikë, një nga ta u vra në burg nga shteti” NULL NULL 19.01.2017 21:50 19.01.2017 21:50 Shkrimtari, në Zona e Debtatit në Klan Kosova ka thënë se është e vështirë jeta në "Kosovën e oligarkëve", të cilët sundojnë për shkak se intelektualët kanë interesa të lidhura me ta Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se qytetarët e vendit sot jetojnë me frikë, të llojeve të ndryshme. Ai ka përmendur arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vdekjen e njërit prej tyre, Astrit Dehari, si një nga llojet e frikës me të cilën kalojnë jetën ata, njofton Klan Kosova. “Në jetën tonë sot sundon frika. Njerëzit frikësohen. Më parë jemi frikësuar nga UDB-ja. Sot shumica nuk i frikësohemi burgut. Megjithëse jo të gjithë. Disa aktivistë të Vetëvendosjes mbahen në burg tash e disa muaj. Dhe nuk mund t’i gjykojnë, sepse nuk kanë fakte. Një qytetar na vdiq në burg. E vrau shteti në burg”. “Por sot në përgjithësi kemi frikë tjetër nga kjo. Ta përzë djalin nga puna, atë tjetrin nga puna dhe t’i bën njëqindmijë të zeza. Kjo është politika e oligarkisë tonë”. Sa i përket heshtjes së intelektualëve për nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend, Qosja ka thënë se kjo është rrjedhojë direkte e interesave të tyre, të lidhura me këto dukuri. “Sot kemi profesorë që japin mësim në pesë fakultete. Kemi një profesoreshë që ka qenë pjesë e pesë bordeve. Ndaj nuk flasin. Nuk duan t’i prishin punë vetes. Prandaj nuk u pengon korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar. Kështu është gjendja jonë. Ka korrupsion të përgjithshëm. I niveleve të ulëta dhe të larta”. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 4 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë