Qosja: Kosova rrezikon të boshatiset NULL NULL 19.01.2017 22:23 19.01.2017 22:23 Rexhep Qosja ka thënë se shteti mund të përballet me një valë të re migrimi, nëse dështon ta reformojë drejtësinë dhe t'u ofrojë barazi qytetarëve të vet Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se Kosova rrezikon një valë të re ikjesh, nëse nuk reformohet sistemi i drejtësisë, njofton Klan Kosova. “Nëqoftë se ne nuk e bëjmë drejtësinë dhe shtetin juridik për të gjithë, para së cilit do të jenë të barabartë të gjithë, ne rrezikojmë të na boshatiset Kosova. Aty nuk guxon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga drejtësia dhe ligji, nuk ke c’bën aty. Dhe nëse arsimin, shkencën dhe profesionalizmin nuk i vëmë në rend të parë, jemi në gjendje të rëndë, prej të cilës nuk mund të dalim lehtë”. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë