Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria reagon ndaj arrestimit të Haradinajt

NULL NULL
04.01.2017 22:09

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar nga autoritetet në aeroportin e Bazelit, në pjesën franceze, njofton Klan Kosova.

Kjo si pasojë e një fletëarresti të vitit 2004 të lëshuar nga shteti serb, pak a shumë ngjashëm sic ishte ndaluar edhe nga autoritetet sllovene në vitin 2015.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.