Qarkullimi i trenit serb në Kosovë, mund të jetë i rrezikshëm NULL NULL 13.01.2017 23:29 13.01.2017 23:29 Treni i linjës Mitrovicë Beograd që pritet të lëshohet në qarkullim gjatë së shtunës, është ilegal dhe nuk ka licencë të veprojë brenda territorit të Kosovës. Kështu ka thënë Shkumbin Hyseni, anëtar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, në një intervistë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova. “Askush përpos kompanisë publike Trainkos, nuk ka të drejtë për transportin e udhëtarëve në territorin e Kosovës. E jona është të deklarojmë dhe ta cilësojmë si qarkullim ilegal. Ai ka thënë se opinionit i është bërë me dije se për çfarë bëhet fjalë lidhur me trenin, dhe po ashtu ka deklaruar se qarkullimi i tij nëpër hekurudhat e Kosovës, mund të jetë i rrezikshëm për kosovarët. “Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës, ka njoftuar me kohë qytetarët se hekurudha që do të vijë nga Serbia, nuk ka marrë licencë nga ky institucion. Shpresojmë dhe besojmë që do të jemi syçelë në të gjitha veprimet që do të ndërmarrim. “Ky transport mund të jetë me rrezikshmëri për qytetarët, ngase nuk po respektohen rregullat për qarkullim në atë pjesë. Askush përpos kompanisë publike Trainkos, nuk ka të drejtë për transportin e udhëtarëve në territorin e Kosovës”, ka thënë Hyseni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024