Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peshkopi Teodosije: Kosova në UNESKO do ta shqiptarizojë trashëgiminë serbe

NULL NULL
16.10.2015 21:48

Peshkopi serb Teodosije e ka dërguar një letër të hapur me të cilën i parashikon rreziqet që mund t’i ndodhin “trashëgimisë serbe nëse Kosova pranohet në UNESKO”, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, ky do të ishte “një akt represioni” ndaj kësaj trashëgimie.

“Refuzimi i Prishtinës që ta pranojë dialogun për trashëgiminë kulturore serbe në Bruksel tregon qartë se qëllimi i tyre është për të hyrë sa më shpejtë në UNESKO dhe statusin në këtë organizatë ta shfrytëzojnë si mjet të represionit të mëtejmë kulturor ndaj Kishës Ortodokse Serbe. Kjo mund të bëhet me rivendosjen në tavolinë të drafteve kontestuese për kulturën, por tash e gjithë kjo nën ombrellën e UNESKO-s”.

“Duke i pasur parasysh të gjitha ngjarjet, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit propozon që nën sponsorizimin e BE-së sa më shpejtë të fillojë dialogu për trashëgiminë serbe në Kosovë dhe të ndalet procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESKO”, ka thënë peshkopi Teodosije, njofton Klan Kosova.

“Kishat tona nuk janë dhe nuk mund të jenë muze, por objekte fetare. Çdo përpjekje e Prishtinës për të aplikuar dhunë – qoftë me anë institucionale, apo me nxitjen e disponimit anti-ortodoks, do të jetë tregues shtesë i qëllimeve të vërteta që çojnë drejt shqiptarizimit të trashëgimisë së përgjithshme kulturore dhe shpirtërore në Kosovë”.

“Nëse Kosova pranohet në UNESKO – veçanërisht në gjendjen e tanishme të vendeve tona të shenjta të cilat janë objektet e vetme për UNESKO-n në Kosovë – do të imponohet një okupim i hapur”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.