Parandaloni mykun me këto masa të thjeshta NULL NULL 19.01.2017 23:00 19.01.2017 23:00 -Ajrosni dhe ngrohni periodikisht ambientet tuaja të banimit. Përdorni funksionin e ‘heqjes së lagështirës’ në pajisjet tuaja, si p.sh., tek kondicioneri (shikoni fletën udhëzuese të pajisjes) -Kujdesuni për të ajrosur veçanërisht vendet me kondensim, si dushin, am¬bientin e gatimit apo dhomat e gjumit. Ato duhen ajrosur dy herë në ditë, nga 20 minuta. -Vendosini mobiliet me distancë nga muri. Qarkullimi i ajrit pas tyre shmang krijimin e mykut. -Përdoreni sa më pak tharjen e rrobave në ambientet e brendshme dhe mos e teproni me mbajtjen e luleve natyrale brenda. -Ambientet pa dritare duhet të pajisen patjetër me ventilim. -Por edhe në këndet apo pozicionet e thella, shikoni mundësinë e instal¬imit të ventilatorëve. Një ventilator i vogël jep efekt shumë të madh kundër krijimit të mykut. -Sapo të identifikoni rrjedhje apo kondensime, merrni masa për t’i riparuar apo eliminuar. Nëse ato vazhdojnë, myku, shumë shpejt, do të jetë i pranishëm. -Mos magazinoni brenda shtëpisë sende që mund të shkaktojnë myk dhe shmangni mbajtjen e kutive direkt në dysheme, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.