Organizatat e shoqërisë civile në përkrahje të protestës NULL NULL 29.08.2018 11:17 29.08.2018 11:17 Organizatat e shoqërisë civile kanë dalë në mbështetje të protestës së organizuar nga një grup qytetarësh për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit. Mes këtyre organizatave janë institute si KDI, INPO, Demokracia Plus, Lëvizja Fol dhe Organizata Çohu. Më poshtë keni njoftimin e plotë të organizatave që kanë dalë në përkrahje të kësaj proteste: Më poshtë keni njoftimin e plotë të organizatave që kanë dalë në përkrahje të kësaj proteste: Pas dorëheqjes së ish prokurorit special z. Elez Blakaj, ne si organizata të shoqërisë civile përkrahim plotësisht protestën e organizuar nga grupi i qytetarëve për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit z. Aleksandër Lumezi. Letra shpjeguese e z. Blakaj sinjalizon integritetin e dobët të sistemit të drejtësisë, në veçanti prokurorisë së shtetit përballë ndërhyrjeve politike, shantazheve dhe kërcënimeve, që vijnë edhe nga vetë kryeprokurori i shtetit. Ndërhyrjet e kryeprokurorit Lumezi për të shmangur përballjen e figurave të larta të politikës me procesin e drejtësisë janë alarmante për drejtësinë në Kosovë. Në anën tjetër përbëjnë fakte të mjaftueshme që ne si shoqëri civile dhe qytetarë të kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të tij. Ne besojmë fuqishëm se vetëm një sistem i drejtësisë i pavarur, me integritet dhe imun ndaj interferimeve të politikës do të mund të garantojë sundimin e ligjit, që është parakusht për funksionimin e shtetit demokratik. Dorëheqja e kryeprokurorit Lumezi, do të rriste besimin qytetarë në drejtësinë e pavarur, prandaj ne përkrahim protestën qytetare, dhe kërkojmë që përveç shkarkimit të tij të fillojë edhe procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë sikurse në të gjitha vendet e rajonit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë sot për të garantuar një drejtësi të pavarur nesër! Organizata e Shoqërisë Civile: Demokraci Plus – D+ Grupi për Studime Juridike dhe Politike-GLPS Iniciativa për Progres – INPO Instituti Columbus Instituti D4D Instituti Demokratik i Kosovës – KDI Instituti GAP Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD Instituti INDEP Instituti KIPRED Lëvizja FOL Organizata Çohu! Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim-ATRC Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional- CLARD