Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ofendoi gjyqtaren, merr dënim të veçantë

NULL NULL
05.12.2015 12:05
Referee Bibiana Steinhaus (l) shows the red card to Fortuna Dusseldorf's Kerem Demirbay (r). UK SALES ONLY -------------------- Imago (Germany) / BPI File photo of referee Bibiana Steinhaus 02 December 2015 ©2015 Imago (Germany) / BPI all rights reserved
Mesfushori mori dy kartonë të verdhë në fitoren 2­-1 kundër FSV Frankfurtit, duke dalë me karton të kuq, por ndërkohë që po dilte nga fusha, i tha gjyqtares Bibiana Shtainhaus që “në futboll nuk ka vend për femra”, gjë për të cilën mori një dënim të çuditshëm.

Kerem Demirbai, mesfushor i Fortuna Dyseldorfit do të gjykojë një ndeshje femrash, si dënim për komentet seksiste të bëra në drejtim të gjyqtares së përballjes me FSV Frankfurtin.

Ai është pezulluar për tri ndeshje, dënim që më pas është zgjdhur në pesë të tilla, pasi u ndëshkua me karton të kuq pas komenteve diskriminuese drejtuar gjyqtares në një ndeshje të Bundesligës 2 gjermane, para një jave.

Demirbai mori dy kartonë të verdhë në fitoren 2-­1 kundër FSV Frankfurtit, duke u përjashtuar kështu nga ndeshja, por ndërkohë që po dilte nga fusha, i tha gjyqtares Bibiana Shtainhaus që “në futboll nuk ka vend për femra”.

Shtainhaus i përfshiu komentet në raportin e ndeshjes, edhe pse Demirbai e takoi pas ndeshje dhe i kërkoi ndjesë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.