Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nikoliq: Ajo çfarë po bëjnë shqiptarët me “Trepçën” e “Telekomin” është uzurpim

NULL NULL
11.10.2016 09:01

Ajo çfarë janë duke bërë shqiptarët në Kosovë me “Trepçën” dhe “Telekomin” është grabitje, uzurpim. Përë këtë ne nuk mund të pajtohemi.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, njofton Klan Kosova.

Ai beson se janë prekur “vijat e kuqe”, e që është  arsye se pse autoriteteve në Prishtinë, dhe Bashkimit  Evropian duhet t`i dërgohet një mesazh.

“Ne iu kemi lënë shumë gjëra shqiptarëve në Kosovë. . Duhet të vendosen kufij. Për këtë arsye, nuk duhet të bëjmë lëshime kur bëhet fjalë  për shitjen e Trepçës, si dhe kur filitet për  pronën e  Telekom,” ka deklaruar ai për “Blic-in serb.

Nikoliq ka theksuar se Serbia nuk duhet të pranojë kushtëzime “nëse Brukseli në të vërtetë  i vendos ato për vazhdimin  e negociatave”, transmeton Klan Kosova

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.