Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nehat Thaçi mohon akuzat

NULL NULL
10.10.2016 14:40

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi ka hedhur sot poshtë akuzat në Prokurorinë për krim të organizuar  në Beograd se ishte përgjegjës për dëbimin e një familjeje serbe.

Ai akuzohej nga prokuroria serbe për dëbimin e familjes Milivojeviq më 1 korrik të vitit 1999 në një  fshat afër Lipjanit.

Me këtë rast, ai  ka hedhur poshtë akuzat dhe ofroi një alibi se në atë kohë ishte  në Fushë Kosovë.

“Në atë kohë, 15 ditë nuk kam qenë atje.  Me gruan time unë kam qenë në muaj të mjaltit në Fushë Kosovë. Në një gjë të tillë nuk kam marrë pjesë” ka theksuar ai  duke shtuar se nuk e njeh asnjë anëtar të familjes Milivojeviq.

Avokati i tij në Beograd Sead Spahoviq ka thënë për “Blic-in” serb se Thaçi është marrë në pyetje  15 ditë pas arrestimit të tij, dhe kjo ishte e papranueshme, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.