Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Llugë të Podujeves konfiskohen 986 fije kanabis

NULL NULL
12.08.2015 17:29

Policia, përmes një komunikate, ka raportuar së në fshatin Llugë të Podujeves, ka konfiskuar 986 fije narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Bimët narkotike janë gjetur në një pronë private, dhe pasi policia ka kontaktuar me pronarin e shtëpisë, e ka pranuar se ato janë pronë e tij dhe se janë mbjellë nga vet ai.

Gjatë kontrollit që ka zhvilluar njësiti policor në pronën e të dyshuarit, janë gjetur: 986 bimë narkotike Kanabis Sativa të madhësive të ndryshme prej 2 metra deri në 2.60, armë e modelit Zastava me tetë fishekë, dhe fishekë të pushkës së gjuetisë, të cilat i dyshuari po i mbante pa leje.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme