Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa zotohet për transformimin digjital të bizneseve (VIDEO)

NULL NULL
27.06.2016 20:21

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci janë zotuar se do të angazhohen maksimalisht që në vend të zhvillohet teknologjia informative.

Në konferencën lansuese të “Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative”, kryeministri bëri me dije se do të punojë me të gjitha mundësitë që bizneset të digjitalizohen.

Për ministrin Stavileci, zhvillimi i sektorit të teknologjisë është një ndër top prioritetet e dikasterit që ai drejton, njofton Klan Kosova.

Lansimi i strategjisë nacionale të teknologjisë infromative u bë nga Qeveria e Kosovës, dhe u mbështet nga ambasada e Norvegjisë e ajo Gjermane.

Kronikë nga Agan Hajdarhoxha.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.