Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllet Aeroporti i Gjakovës, punëtorët lëshojnë punën?

NULL NULL
01.10.2016 19:58

Aeroporti i Gjakovës nga sot në mëngjes ka mbetur edhe pa rojet e sigurisë.

Përfundimisht i është vendosur dryni këtij aeroporti qe edhe ashtu ishte jo funksional. Menaxhmenti e ka lëshuar punën komplet dhe sot i kanë thënë edhe punëtoreve të sigurimit që mos të dalin në punë. Sipas tyre, menaxhmenti as bordi nuk kanë marrë paga tash e tre muaj.

Kështu ka bërë të ditur një burim i portalit INFOKUSI i cili ishte i punësuar në këtë Ndërmarrje Publike.

Ai ka treguar se pasuria e këtij Aeroporti dhe i gjithë kapitali aty nga sot është në mëshirën e askujt, për shkak se nuk ka asnjë punëtor aty.

Ndryshe, Aeroporti i Gjakovës në vitin 2014 mori statusin e Ndërmarrjes Publike.

Qeveria e Kosovës atë kohë kishte angazhuar shtatë punëtorë për ruajtjen e aseteve.

Mbi 30 milionë euro janë investimet qe i kishte bërë KFOR-i në këtë Aeroport. Ndërsa, vetëm vlera e pajisjeve është rreth nëntë milionë euro.

Një vit me vonë Qeveria e Kosovës kishte emëruar edhe bordin e kësaj ndërmarrje.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.